SPB Tetovë njofton se dje (22.03.2026) në orën 09:00 në rrugën “Beliçica” në Gostivar, oficerët e DPB Gostivar e privuan nga liria E.Z. (29) nga fshati Vrapçisht, rajoni i Gostivarit.
“Më parë, ai, me një automjet pasagjerësh “Opel” me targa kombëtare sllovake, ishte përfshirë në një aksident trafiku me një automjet mallrash “Mercedes” me targa Gostivari, të drejtuar nga F.A. (51) nga fshati Banjicë e Poshtme, rajoni i Gostivarit”.
“Gjatë marrjes së masave, u konstatua se E.Z. ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht në gjakun e tij u mat 0.97 promil alkool dhe se ai po drejtonte automjetin pa kaluar më parë provimin e shoferit”, thonë nga SPB Tetovë.
Gjithashtu thonë se inspektim u krye nga një ekip inspektimi nga SPB Tetovë, si dhe pas dokumentimit të rastit, do të përpilohet raport përkatës.

