Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Shkolla Fillore “25 maji” në Hasanbeg nga tani e tutje do të ketë emrin “22 nëntori”.
Nga VLEN thonë se shkollës i kthehet identiteti i merituar.
“VLEN, si forca më përfaqësuese, më e zëshme dhe më e vendosur në mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare, vazhdon të sjellë ndryshime domethënëse dhe historike në vendin tonë. Sot, me kënaqësi dhe krenari të veçantë, përshëndesim vendimin e Këshillit të Komunës së Gazi Babës për ndryshimin e emrit të Shkollës Fillore “25 maji” në Hasanbeg, që tani e tutje do të mbajë emrin “22 nëntori”, thuhet në komunikatën nga koalicioni VLEN.
VLEN: Shkolla në Hasanbeg merr emrin “22 nëntori” appeared first on Telegrafi.