Drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, ka reaguar kundër ministrit Goran Minçev, duke e akuzuar për përjashtim të qëllimshëm të gjuhës shqipe nga proceset institucionale.

VLEN pretendon se mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit të inspektorëve u zhvillua vetëm në maqedonisht, çka çoi në bojkot nga drejtorët shqiptarë. Ata vendosën kusht që pa respektim të dygjuhësisë nuk do të ketë mbledhje.

Sipas reagimit, përdorimi i gjuhës shqipe është detyrim ligjor dhe kushtetues, jo çështje vullneti politik.

VLEN duke akuzoi Minçevin për përjashtim të qëllimshëm të gjuhës shqipe nga proceset institucionale dhe për ushqim të një kulture arrogante në administratë.

Sipas reagimit, në mbledhjen e sotme të thirrur për zgjedhjen e kryesuesit të Inspektorëve, e gjithë procedura – nga thirrja deri te pikat e diskutimit – është zhvilluar vetëm në gjuhën maqedonase. Në shenjë kundërshtimi, drejtorët shqiptarë kanë refuzuar të marrin pjesë, duke vendosur kusht të qartë: pa respektim të dygjuhësisë, nuk ka mbledhje.

“Pa shqip, nuk ka mbledhje,” thekson VLEN, duke rikujtuar se nga 16 drejtues të inspektorateve, 10 janë shqiptarë dhe 6 maqedonas – një realitet që, sipas tyre, po injorohet me arrogancë nga ministri. VLEN i dërgon mesazh të drejtpërdrejtë ministrit Minçev: çdo mbledhje që nuk garanton përdorimin e gjuhës shqipe dhe përfaqësim të barabartë është e pavlefshme. Sipas tyre, dygjuhësia nuk është çështje vullneti politik, por detyrim ligjor dhe kushtetues. Ne jemi në pushtet për të garantuar barazi dhe dinjitet. Koha kur shqiptarët trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë ka përfunduar,” thuhet në reagim.

VLEN riafirmon se administrata nuk mund të funksionojë mbi baza diskriminuese dhe se shqiptarët do të kenë zërin e tyre në çdo institucion të shtetit.

Share.
Exit mobile version