Vënia në funksion e sistemit “One Stop Shop” në pikën kufitare të Tabanocit përbën një zhvillim të rëndësishëm që lehtëson kalimin kufitar, veçanërisht për mërgatën tonë që kthehet gjatë sezonit veror, kështu thonë nga koalicioni VLEN.

Sipas tyre ky model, i zbatuar me sukses në pikat kufitare të Bllacës dhe Jazhincës me Republikën e Kosovës, sjell efikasitet, shpejtësi dhe më pak burokraci.

“Zbatimi i tij në Tabanoc vjen si rezultat i një angazhimi të qartë politik të VLEN-it, për reforma konkrete që prekin përditshmërinë e qytetarëve.

Për ne si VLEN, qeverisja nuk është vetëm premtim, por veprim në dobi të qytetarëve.

Mërgata jonë meriton respekt dhe trajtim dinjitoz në çdo kontakt me shtetin.

Me “One Stop Shop”, vendlindja është më afër se kurrë, mirë se vini në shtëpi”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

VLEN: Me “One Stop Shop” në Tabanoc, lehtësojmë kalimin kufitar për mërgatën tonë që kthehen për pushime në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version