minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
VLEN: Me OBRM-PDUKM-në kemi arritur marrëveshje që Afrim Gashin ta propozojmë për kryetar të Kuvendit - Shqiperia.info

Nga VLEN njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me OBRM-PDUKM-në që ta propozojnë Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit.

Gashi pritet të votohet në seancën konstitutive që po mbahet sot në Kuvend.

“Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe OBRM-PDUKM-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të Parlamentit të propozohet Afrim Gashi.

Ndërkohë njoftojmë opinionin se grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit jetësor të qytetarëve”, thonë nga VLEN.

VLEN: Me OBRM-PDUKM-në kemi arritur marrëveshje që Afrim Gashin ta propozojmë për kryetar të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version