Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se në Nikushtak të Likovës, ka nisur një aksion historik për mbylljen dhe sanimin e një prej deponive më të rrezikshme në vend.
Prej atje thonë se “kjo deponi, e identifikuar në Planin Kombëtar si një nga pikat më kritike për shëndetin publik dhe mjedisin, për 24 vite u la në harresë nga BDI-ja”.
“Premtime pafund, zero zgjidhje! Banorët e Likovës, Nikushtakut, Haraçinës, Grushinës e Orllancës përjetuan vetëm tym, helm dhe rrezik për jetën. Ndryshimi erdhi me VLEN! Qeveria e dalë nga vullneti i qytetarëve, përmes Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ka siguruar 5 milionë denarë nga Buxheti i vitit 2025, si dhe pajisjet mekanike të nevojshme për ta mbyllur përgjithmonë këtë deponi të egër. Projekti tashmë ka elaboratin gjeodetik të përgatitur, ndërsa punimet kanë filluar konkretisht”.
“Ky është shembulli më i qartë se VLEN nuk premton, por vepron! Në vetëm një vit, kemi bërë atë që BDI nuk e bëri në dy dekada. Me këtë aksion, ne po e kthejmë dinjitetin e banorëve të Likovës dhe gjithë rajonit. Po i japim fund një makthi shumëvjeçar dhe po dëshmojmë se ndryshimi është real, i prekshëm dhe i pakthyeshëm. VLEN është garanca se kjo nuk është vetëm një fitore për mjedisin, por edhe për shëndetin, sigurinë dhe jetën e qytetarëve tanë”, thonë nga VLEN.
VLEN: Mbyllim përgjithmonë deponinë e Nikushtakut – BDI premtoi, por helmoi appeared first on Telegrafi.