VLEN në një kumtesë për media thotë se është miratuar mbështetja financiare për projekte infrastrukturore sportive në disa komuna. Nga VLEN thonë se ky vendim është rezultat i angazhimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Sportit.
“Investimet përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e fushave sportive, këndeve të lojërave dhe objekteve multifunksionale në komunat Gostivar, Bogovinë, Zhelinë dhe Butel. Këto projekte synojnë të përmirësojnë kushtet për sport dhe aktivitete rekreative për qytetarët, veçanërisht për të rinjtë”.
“Vendimi është pjesë e planit zhvillimor të Ministrisë së Sportit për vitin 2025 dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës lokale. Ai dëshmon përkushtimin e VLEN-it për barazi zhvillimore dhe përfshirje të drejtë të shqiptarëve në shpërndarjen e investimeve publike”.
“Këto rezultate janë dëshmi e qartë se përfaqësimi dinjitoz dhe veprues i shqiptarëve në pushtet është real dhe efektiv. VLEN po tregon se ndryshimi është i mundur kur prioritetet vendosen në funksion të qytetarëve”, thonë nga VLEN./Telegrafi/
VLEN: Investime rekord për sportin në komunat shqiptare appeared first on Telegrafi.