minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
VLEN-i nis formalizimin e partisë, Kasami: Zgjedhjet duhet të jenë të rregullta, por ne jemi të gatshëm - Shqiperia.info

VLEN-i ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të formalizuar bashkimin në një parti. Bashkëkryetari i VLEN-it Bilall Kasami, para gazetarëve tha se prej sot do të nisin edhe aktivitetet në terren për ngritjen e strukturave të partisë, gjegjësisht degëve dhe nëndegëve.

Kasami deklaroi se RMV-së i duhen zgjedhje të rregullta, por shtoi se VLEN-i është e gatshme nëse ato mbahen edhe nesër, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Është realizuar grumbullimi i nënshkrimeve për themelimin formal të VLEN-it. Janë thirrur të gjithë aktivistët tanë që të japin nënshkrimin e tyre dhe besoj që ky proces do të përmbyllet me sukses. Nga sot do të nis edhe aktiviteti ynë në terren, vizitë strukturave të VLEN-it, pra edhe ngritja e degëve dhe nëndegëve, në mënyrë që t’u përgjigjemi qytetarëve dhe të përgatitemi për zgjedhjet, të cilat besojmë që do të jenë të rregullta”.

“RMV-së i duhen zgjedhje të rregullta, por edhe me këtë aktivitet ne tregojmë se jemi të gatshëm edhe nëse ato mbahen ditën e nesërme”, theksoi Kasami./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version