
VLEN ka reaguar ndaj pretendimeve të BDI-së se korridori 8 mban vulën e kësaj partie. Nga atje thonë gjatë qeverisjes së BDI-së nuk u ndërtua asnjë kilometër në perëndim të vendit.
“Qytetarët, shqiptarët, veçanërisht në Perëndim të Maqedonisë, e dinë mirë që nuk u ndërtua asgjë gjatë kohës kur BDI ishte në pushtet:
Zero kilometra autostradë të re në Perëndim të Maqedonisë.
Për dy dekada u asfaltua drejt Kriva Pallankës, drejt Koçanit, u bë autostrada drejt Shtipit, u ndërtua rruga drejt Radovishit dhe Strumicës, si dhe u përfundua autostrada Shkup–Gjevgjeli, ndërsa trasetë drejt Kërçovës, Strugës dhe Gostivarit u lanë në pluhur dhe harresë.
Asgjë nuk u ndërtua gjatë kohës kur BDI ishte në pushtet.
Nuk u ndërtua as drejt Bllacës, as drejt Qafë-Thanës, nuk u ndërtua rruga Kërçovë–Strugë, rruga drejt Gostivarit mbeti në gjendje tragjike – gjithçka u ndal2, thonë nga VLEN.
Nga atje thonë se korridori 8 për dhjetë vjet u shndërrua në album Facebook-u për ministra e BDI-së, pa asnjë përparim konkret në terren./Telegrafi/
VLEN: Gjatë qeverisjes së BDI-së në perëndim të Maqedonisë nuk u ndërtua asnjë kilometër autostradë appeared first on Telegrafi.