Koalicioni VLEN thonë se më shumë se kurrë janë të unifikuar.
Ata në reagimin e tyre shtojnë se nuk tremben nga tronditjet e vogla politike dhe se garantojnë stabilitet me numra në qeveri.
“Përpjekjet e BDI-së për të shkaktuar tërmet brenda VLEN-it përmes Taravarit kanë dështuar plotësisht. Tentativa për përçarje është shndërruar në një bumerang politik për vetë autorët e saj. Kjo dëshmon se VLEN nuk është një koalicion i rastësishëm, por një projekt serioz politik me themel të fortë dhe me vizion të qartë për të ardhmen. Sot, VLEN garanton stabilitet me numra në qeveri, duke qenë një shtyllë e rëndësishme e shumicës parlamentare dhe e rrugës së re të qeverisjes që po vendoset në vend. Jemi të përkushtuar për të avancuar interesin shqiptar, për të luftuar korrupsionin dhe për ta bërë shtetin funksional për të gjithë qytetarët. Në ditët dhe javët në vijim priten zhvillime të reja politike, që do ta forcojnë më tej rolin udhëheqës të VLEN-it në bllokun shqiptar dhe pozicionim si forcë avangarde të ndryshimit në skenën politike shqiptare”, thuhet mes tjerash në reagimin e VLEN.
VLEN: Garantojmë stabilitet dhe numra në Qeveri, forcojmë edhe më tej roli udhëheqës në bllokun shqiptar appeared first on Telegrafi.