Koalicioni VLEN ende është duke zhvilluar anketa të brendshme për kandidaturat e tyre për zgjedhjet lokale në vjeshtë.
Me kandidatura zyrtare pritet të dalin në muajin korrik.
Blerim Sejdiu tha se disa nga emrat tashmë dihen.
“Gjatë javës së parë të korrikut ne do t’i kemi disa emra të kandidatëve për kryetarë komunash, e deri në fund të korrikut, deri më 16 korrik, do t’i kemi të gjithë emrat për kryetar komunash për këto zgjedhje. (…) Disa emra tashmë edhe përmes televizioneve tashmë i kemi, në Tetovë, ndoshta në Zhelinë, Çair, nuk e di, por megjithatë ka anketime të brendshme, e cila derisa nuk përfundon, nuk duam të deklarohemi para mediave”, u shpreh Blerim Sejdiu nga VLEN.
Kujtojmë se deri më tani OBRM-PDUKM ka zbuluar emrat e shumicës së kandidatëve për kryetarë komunash, pasuar nga LSDM, teksa tek partitë shqiptare ende po zhvillohen anketime.
VLEN: Emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale do të bëhen të ditur në korrik, po zhvillohen anketa appeared first on Telegrafi.