“Sot jemi këtu me fakte dhe fotografi për t’iu drejtuar publikisht kryetares së Qytetit disa pyetje lidhur me të cilat qyteti dhe qytetarët presin përgjigje. Zonja Arsovska objekti në fjalë është i ndërtuar në Komunën e Sarajit në vendbanimin Saraj. Kujt i përket i njëjti objekt? Në çfarë toke është i ndërtuar objekti? A i takon realisht ky objekt biznis partnerit tuaj dhe formalisht është i shënuar në pronësi të tjetër kujt? Në çfarë toke është ndërtuar, në tokë shtetërore apo private i njëjti objekt? A është kjo tokë pronë e shtetit, e komunës apo private? A është dhënë në përdorim toka shtetërore pa ndonjë procedurë publike të vlefshme?”, kështu reaguan nga koalicioni VLEN, duke treguar dhe një fotografi të një objekti,

Nga VLEN pyesin se kush është pronari i vërtetë i këtij objekti?

“A figuron në dokumentacion në emër të dikujt tjetër për të fshehur pronarin e vërtetë? Nëse po, pse shërbimet inspektuese nuk kanë hapur procedurë për deklarim të rremë? A ekziston ky objekt në planet urbanistike? A e parasheh Plani Detaj Urbanistik (PDU) një objekt të tillë në këtë parcelë? Nëse jo, kush dhe kur është dhënë leje për devijim nga plani? A jeni ju në shërbim dhe shfrytëzuese e të njëjtin objekt? A është kryer mbikëqyrje inspektuese nga komuna Sarajit për të njëjtin objekt? A ka lëshuar Inspektorati i Ndërtimit vendim për rrënim ose ndalim? Nëse jo, pse ankesat e shumta nga banorët lokalë kanë mbetur pa përgjigje? Zonja Arsovska, para se të vazhdoni të flisni për “ndërtime pa leje” dhe “mbrojtje të interesit publik”, përgjigjuni:A do të flisni për ndërtesat e paligjshme dhe perandorinë urbane të miqve tuaj të klanit të BDI-së? A do të kërkoni vinça edhe për këto raste, apo do të mbyllni sytë sepse këto janë të partnerëve tuaj politik? Rrugës, këto pyetje mund të ja parashtroni lirisht edhe Apasievit”, than nga VLEN-i.

Koalicioni VLEN thanë se do të insistojë në:

Veprim të menjëhershëm të të gjitha inspektorateve ndërtimore, veprim të shpejtë nga Policia Financiare dhe zbulim i pasurisë së fshehur për politikanët e BDI-së,, fillimin e procedurës penale për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe krim urbanistik ndaj Danella Arsovskës, publikim të të gjitha lokacioneve në Shkup ku kompani dhe persona të klanit të BDI-së ndërtojnë, kanë ndërtuar dhe posedojnë objekte pa leje.

“Nëse kryetarja dhe institucionet kompetente vazhdojnë të heshtin, do t’i përdorim të gjitha mekanizmat ligjorë dhe demokratikë për të mbrojtur interesin e qytetarëve”, reaguan nga VLEN.

VLEN: Do të kërkojmë fillimin e procedurës penale për krim urbanistik ndaj Arsovskës, edhe persona nga BDI kanë ndërtuar dhe posedojnë objekte pa leje appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version