VLEN sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale me Lëvizjen Arbëria, e cila u themelua javë më parë. Në nënshkrimin e marrëveshjes morën pjesë udhëheqësit e VLEN-it, si dhe ata të Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, Merale Ferati, Orhan Ibrahimi dhe Gazmend Aliji.

Nga VLEN thonë se kjo marrëveshje është dëshmi se jehona e fitores në zgjedhjet lokale po rritet çdo ditë.

“Sot u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes VLEN dhe Lëvizjes Arbëria, të udhëhequr nga ish-deputetët Bekim Fazliu, Merale Ferati, Orhan Ibrahimi dhe personalitete të tjera me peshë në skenën politike”.

“Ky akt është një dëshmi e qartë se jehona e fitores së madhe të 19 tetorit po rritet çdo ditë dhe po mbisundon në çdo cep të vendit. Kjo marrëveshje është vulosja e sigurt e ndryshimit, fitorja e qytetarëve mbi padrejtësitë, dhe garanca se krimi dhe korrupsioni do të asgjësohen njëherë e përgjithmonë”.

“Komunat tona nuk do të jenë më pronë e BDI-së së kapur nga korrupsioni dhe “non gratat”. Nga 19 tetori ato do të çlirohen dhe do t’u kthehen qytetarëve me një pushtet vendor të ndershëm, transparent dhe të përkushtuar për zhvillim”.

“Kjo marrëveshje është një tjetër hap i madh drejt fitores së përbashkët dhe ndërtimit të një të ardhmeje evropiane, të lirë nga krimi, korrupsioni dhe padrejtësitë që për vite me radhë i mbajti gjallë regjimi i BDI-së”, thonë nga VLEN./Telegrafi/

VLEN dhe Lëvizja Arbëria nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version