VLEN sot deputetin e BDI-së, Blerim Bexheti e ka cilësuar si krijuesi të sistemit të pandëshkueshmërisë.

“Kur sot Blerim Bexheti dhe partia e tij BDI flasin për drejtësi dhe institucione, opinioni ka të drejtë t’i pyesë: ku ishin ata kur ndërtohej sistemi që i mbulonte tragjeditë dhe krimet ndaj shqiptarëve?

Pikërisht Blerim Bexheti, si ish-ministër i drejtësisë, së bashku me Sasho Mijalkovin, emëronte dhe përzgjidhte gjyqtarët dhe prokurorët që më pas heshtnin, mbulonin dhe nuk vepronin në rastet që tronditën tërë opinionin:

Për rastin “Monstra”, ku shqiptarët u akuzuan padrejtësisht si terroristë;

Për “Lagjen e Trimave”, ku u vranë 10 shqiptarë dhe e vërteta kurrë nuk u hetua;

Për rastin “Alfa”, ku shqiptarët u dënuan mbi akuza të montuara;

Për tragjeditë në Tetovë, Durmo Tours, Besa Trans , pa asnjë dorëheqje, pa asnjë ndëshkim serioz.

Të gjitha këto raste kanë një të përbashkët: të njëjtët gjyqtarë dhe prokurorë të emëruar në kohën e BDI-së, që nuk ndërmorën asnjë veprim.

Blerim Bexheti nuk është pjesëmarrës i rastësishëm, ai është krijuesi i atij sistemi të pandëshkueshmërisë, ku jetët dhe të drejtat e shqiptarëve u margjinalizuan, u injoruan dhe u sakrifikuan për marrëveshje politike dhe karrierë personale.

Sot, kur institucionet më në fund kanë filluar të reagojnë dhe të kërkojnë përgjegjësi, ata që ndërtuan sistemin e heshtjes dhe të pandëshkueshmërisë nuk kanë as moralin dhe as kredibilitetin për të folur për drejtësi”, thonë nga VLEN./Telegrai/

 

VLEN: Blerim Bexheti është arkitekti i pandëshkueshmërisë për krimet ndaj shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version