Koalicioni VLEN akuzon Frontin Evropian dhe kryetaren e Qytetit të Shkupit, Denella Arsovska se qëllimisht po i zgjedh shtëpitë private të ish luftëtarëve të UÇK-së, për të krijuar konflikte. Sipas tyre, Blerim Bexheti dhe Arsovska bashkërisht kanë krijuar rrjetin kundër shqiptarëve që nuk mendojnë si matrica e tyre e krimit.
“Nga mbi 20 mijë objekte të paligjshme në Shkup, pikërisht shtëpia e tij modeste u zgjodh për të demonstruar forcë. Pse? Sepse më herët, i njëjti njeri ishte larguar nga puna me urdhër të njerëzve të Blerim Bexhetit. Kjo nuk është rastësi, por një mesazh i llogaritur mirë: “Nëse nuk jeni me ne, nuk do të ekzistoni,” tha Astrit Iliazi, VLEN.
VLEN i kujtoi Bexhetit kohën kur nga puna largohet shqiptarët pse nuk ishin nga e njëjta parti.
“Kjo nuk është hera e parë që Blerim Bexheti dhe bashkëpunëtorët e tij e ngritin shkopin mbi kokat e bashkëqytetarëve të tyre shqiptarë. Le të kujtojmë muajin Gusht dhe Nëntor të vitit 2022, kur nga Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, nën maskën e “racionalizimit”, u pushuan nga puna 112 punëtorë, shumica prej tyre shqiptarë,” deklaroi Astrit Iliazi, VLEN.
Koalicioni VLEN kërkon nga Prokuroria Publike të hap hetim ndaj Blerim Bexhetit dhe marrëveshjeve të tij me Qytetin e Shkupit në tre vitet e fundit.
“Prokuroria Publike të nis menjëherë procedurë para hetimore për rolin e Blerim Bexhetit në keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe në nxitjen e urrejtjes ndëretnike gjatë muajve të fundit në Shkup; -Mbikëqyrje inspektuese mbi të gjitha marrëveshjet e Qytetit të Shkupit gjatë tre viteve të fundit; -Kthim i menjëhershëm në punë i punëtorëve të larguar padrejtësisht dhe kompensim për periudhën e kaluar,” tha Astrit Iliazi, VLEN.
VLEN: Bexheti largoi shqiptarët nga puna, të hetohen marrëveshjet e dyshes appeared first on Telegrafi.