
Në vitin 2024, 7.021 studentë u diplomuan nga studimet universitare në shkollat dhe fakultetet e larta profesionale, që përfaqëson një rënie prej 5.4% krahasuar me vitin 2023, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 5.526 ose 78.7% ishin studentë me kohë të plotë, dhe 1.495 ose 21.3% ishin studentë me kohë të pjesshme.
35% u diplomuan në kohë dhe 65% pas afatit të caktuar.
Gjinia femërore përbënë 59.4% të numrit të përgjithshëm të të diplomuarve.
Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve të ciklit të parë në vitin 2024, 26.5% u diplomuan në fushat e biznesit, administrimit dhe drejtësisë./Telegrafi/
Vitin e kaluar kanë diplomuar 7.021 studentë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.