Numri i përgjithshëm i turistëve në Maqedoninë e Veriut vitin e kaluar ishte për 6.0% më i lartë se në vitin 2024, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pati një rritje prej 10.3% tek turistët e huaj dhe një rënie prej 2.2% tek turistët vendas, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Megjithatë, numri i qëndrimeve me netë u rrit me 0.8%. Turistët vendas u ulën me 4.1%, ndërsa turistët e huaj u rritën me 6.4%.

Në dhjetor 2025, nga numri i përgjithshëm i turistëve, 36.7% ishin vendas dhe 63.3% ishin turistë të huaj.

Numri i qëndrimeve me netë në dhjetor 2025 ishte 112,001, nga të cilët 42.4% ishin turistë vendas dhe 57.6% ishin turistë të huaj./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version