
Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka publikuar një letër të hapur drejtuar dy rivalëve të tij në garë, Valbon Limani dhe Sebaedin Dauti, duke i ftuar në një takim miqësor para intensifikimit të fushatës zgjedhore.
Në letrën e hapur, Ademi i ka uruar të dy kandidatët për kandidaturat e tyre dhe ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të një fushate me dinjitet, respekt reciprok dhe kulturë demokratike.
Ai ka propozuar që takimi të mbahet nesër, të dielën, në orën 10:00, në kafenenë “Minjon” pranë lumit, duke e cilësuar si një mundësi për të shkëmbyer mendime në atmosferë miqësore dhe për t’i dhënë qytetarëve shembullin e një gare të ndershme.
“Jam i bindur se qytetarët presin nga ne shembullin më të mirë të garës së argumentuar. Le të ngrisim nivelin e kësaj fushate në standardin e kulturës demokratike që e qytetarët e Gostivarit padyshim e meritojnë”, ka theksuar Ademi.
Visar Ademi u dërgon ftesë publike rivalëve për kafe para nisjes së debatit zgjedhor në Gostivar appeared first on Telegrafi.