Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar policia.
:Rreth orës 13:25, stafi mjekësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Zubin Potok ka njoftuar Policinë për një person që dyshohej se ishte pa shenja jete në fshatin Varagë e Poshtme të kësaj komune. Njësitë relevante policore, bashkë me ekipin mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës B.R., 55 vjeç”, ka thënë policia.
Ai është gjetur i varur me litar në ballkonin e shtëpisë së tij.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të tij, rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Hetimet për rrethanat e rastit janë në proces./Telegrafi/
Vdekje e dyshimtë në veri të Mitrovicës, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.