Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë, në total, në prill 2026 krahasuar me muajin paraprak u rritën me 0.6%.

Çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë, në total (në tregjet vendase dhe të jashtme), në prill 2026 krahasuar me muajin paraprak u rritën në sektorin e Prodhimit me 0.7% dhe në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 0.8%, u ulën në sektorin e Minierave dhe guroreve me 2.5%, dhe në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujit, menaxhimit të mbeturinave dhe aktiviteteve të sanimit mjedisor mbetën të pandryshuara.

Në prill 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve industrialë, në total, u rritën në sektorin e Minierave dhe guroreve me 14.9%, në sektorin e Prodhimit me 4.4%, në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 10.5% dhe në sektorin e Furnizimit me ujë; largimit të ujit, menaxhimit të mbeturinave dhe aktiviteteve të sanimit mjedisor me 6.4%.

Share.
Exit mobile version