
Një vajzë 10-vjeçare nga fshati Gllumovë i Shkupit u lëndua dje nga një plumb qorr.
Mjeku në Qendrën Klinike”Nënë Tereza” konstatoi lëndime të rënda në zonën e këmbës.
Për rastin, i cili u raportua dje rreth orës 16:00 në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, sot informon Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e përditshëm.
“Sot, më 31.01.2026, rreth orës 16:00, në Stacionin Policor të Shkupit është raportuar se në oborrin e një shtëpie në fshatin Gllumovë, Shkup, një vajzë 10-vjeçare u lëndua në zonën e këmbës nga një plumb qorr, dhe më pas u dërgua në Kompleksin Klinik ‘Nëna Terezë’, ku mjeku konstatoi lëndime të rënda trupore”, informon MPB-ja.
Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.




