minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor - Shqiperia.info

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vajc, në një deklaratë me shkrim për media ka reaguar ndaj, siç theksohet, “presionit të koalicionit qeveritar që anëtarët e Këshillit Gjyqësor të japin dorëheqje ose të shkarkohen për shkak të përkatësisë së tyre politike”.

“Kjo thirrje e Qeverisë është shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor. Pavarësia e sistemit gjyqësor është çelësi për sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat janë vlera themelore në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së”, thekson Vajc në deklaratën e shkruar për mediat.

Kuvendi në seancën e së martës votoi mosbesimin për pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi – Vesna Dameva, Pavlina Cërvenkovska, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska dhe Selim Ademi. Nisma për interpelanca, e dorëzuar më 7 shkurt, u mbështet nga 67 deputetë të shumicës qeverisëse, por pesë anëtarët e Këshillit Gjyqësor do të duhet të vendosin vetë nëse do të largohen nga detyra, siç e kërkon edhe Ligji për Këshillin Gjyqësor.

Kryeministri Hristijan Mickoski pardje në një deklaratë për media tha se pret që Dameva, Cërvenkovska, Mustafa, Çaçarova-Ilievska dhe Ademi të largohen nga pozitat e tyre, sepse u mungon besueshmëria për të qenë në ato pozita.

Vajc: Presioni ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për të dhënë dorëheqje, është një shenjë shqetësuese e ndërhyrjes politike në gjyqësor appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version