Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se te një pjesëtarë i ushtrisë është gjetur një substancë me përmbajtje të dyshimtë.
“Se më 12.02.2026, shërbimet kompetente në Ushtri u kryen një aksion, gjatë të cilit tek një pjesëtar i ushtrisë u gjet një substancë me përmbajtje të dyshimtë.
Pas gjetjes së përmbajtjes së dyshimtë, në përputhje me procedurat në Ushtri, rasti iu raportua Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas së cilës u njoftua prokurori publik në detyrë dhe personi u privua nga liria.
Pas përfundimit të plotë të rastit, ndaj pjesëtarit të Ushtrisë u iniciua një procedurë përkatëse.
Si në këtë rast, ashtu edhe në të ardhmen, Ushtria do të vazhdojë të ndërmarrë masa dhe aktivitete me intensitet edhe më të madh për të parandaluar dhe frenuar fenomene të tilla.
Ushtria është një institucion i ndërtuar mbi parimet e profesionalizmit, disiplinës dhe integritetit dhe nuk ka vend për persona që, me sjelljen e tyre, shkelin reputacionin e institucionit dhe e diskreditojnë atë me veprime personale. Çdo sjellje e pamatur dhe e papërshtatshme do të sanksionohet në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi”, njoftojnë nga URMV./Telegrafi/

