Close Menu
    What's Hot
    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    16/06/2025
    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    16/06/2025
    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    16/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri

      Kocevski për rastin Koçani: Prokuroria ka nisur procedurë hetuese kundër 13 nëpunësve policorë

      13/06/2025
      Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri

      Sot në Shkup zhvillohet takim i Komisioneve të Përbashkët për Histori

      13/06/2025
      Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri

      Mexhiti: Kemi mbyllur 226 faqe që kanë ofruar shërbime për kazino online

      13/06/2025
      Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri

      Pendarovski: BE-ja duhet të veprojë menjëherë, të përfundojë projektin historik për bashkimin e Evropës

      13/06/2025
      Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

      Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

      16/06/2025
      Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

      Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

      16/06/2025
      DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

      DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

      16/06/2025
      Katër persona dënohen me burg për racizëm dhe kërcënime ndaj Vinicius Junior

      Katër persona dënohen me burg për racizëm dhe kërcënime ndaj Vinicius Junior

      16/06/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Maqedonia»Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri
    Maqedonia

    Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri

    14/05/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri

    Reformimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut është më se i nevojshëm, thonë njohësit e çështjeve juridike. Sipas tyre, për të pasur një administratë, e cila u ofron shërbime qytetarëve në përputhje me kriteret e vendeve të Bashkimit Evropian (BE), ajo duhet t’u nënshtrohet reformave dhe përfundimisht institucionet e shtetit nuk duhet të paraqesin strehë për ithtarët e partive politike në pushtet.

    Për realizimin e reformave të thella në administratë janë zotuar të gjitha qeveritë në Maqedoninë e Veriut, por asnjëra s’ka marrë guximin që të realizojë reforma të thella, përkatësisht të bëjë shkurtime tek administrata.

    Së fundmi, partia maqedonase, OBRM-PDUKM, e cila doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, gjatë fushatës zgjedhore por edhe më pas, ka theksuar se prioritet për këtë parti është reformimi i administratës shtetërore, gjegjësisht krijimi i një administrate të vogël në numër, por shumë efektive me shërbimet ndaj qytetarëve.

    Nga kjo parti kanë theksuar se do të rrisin funksionalitetin e institucioneve shtetërore përmes riorganizimit të ministrive, si dhe zvogëlimit të institucioneve shtetërore për 10 për qind, shfuqizimin e postit zëvendësdrejtor në institucionet e shtetit, si dhe zvogëlimin këshillave mbikëqyrës.

    OBRM-PDUKM-ja ka bërë të ditur se si udhëheqëse e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, e cila, siç kanë theksuar nga kjo parti, do të formohet brenda disa javëvr, qëllim parësor do të ketë riformatimin e një pjesë të ministrive, përkatësisht ministrive të caktuara do t’u jepen më shumë kompetenca. Sipas këtij plani, Ministria e Kulturës pritet që të jetë Ministri e Kulturës dhe Turizmit, kurse Ministria e Punëve të Jashtme do të transformohet në Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti.

    Ministria për Punë dhe Politikë Sociale do të quhet Ministria për Politikë Sociale dhe Demografi, ndërkohë që pjesa e punës do të kalojë te Ministria e Ekonomisë, e cila do të quhet Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

    Ndërkohë pritet që të formohen dhe dy ministri të reja: Ministria e Sportit dhe Ministria për Energjetikë dhe Miniera.

    Borçe Davitkovski, ligjërues në Fakultetin Juridik të Universitetit të Shkupit thotë për Radion Evropa e Lirë se reformat në administratë i janë vënë si një nga detyrimet kryesore që duhet të përmbushë Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së. Profesor Davitovski sqaron se për transformimin e ministrive duhet të ndryshohet Ligji për organizimin dhe punën e organeve të administratës publike, për ç’gjë nevojiten dy të tretave e votave në Kuvend.

    “Nëse sigurojnë një shumicë prej 80 deputetësh, kjo do të ishte mirë… Mendoj se vendit nuk i duhen më shumë se 12 deri në 13 ministri që do të mbulojnë resorë të caktuar”, vlerëson Davitkovski.

    Megjithatë, Davitkovski thotë se kjo do të varet dhe nga qëndrimet e partnerëve të koalicionit.

    “Apetitet e partnerëve të koalicionit janë ato që kanë imponuar rritjen e numrit të ministrive, madje dhe krijimin e ministrive pa resor, që të përfshihen partitë më të vogla që kanë ndihmuar marrjen e pushtetit nga partitë më të mëdha”, thekson Davitkovski.

    Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut funksionojnë 1.371 institucione, përfshirë këtu dhe ministritë.

    Në bazë të të dhënave të Regjistrit të Ministrisë së Shoqërisë Informative në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut punojnë 128 mijë e 879 qytetarë, ky numër me personat e punësuar me kontratë pune të kufizuar (kontratë mbi vepër) ky numër arrin në 160 mijë.

    Nëse zvogëlohet për 10 për qind numri i të punësuarve në administratën e shtetit, ashtu siç synon OBRM-PDUKM-ja, atëherë do të duhet të shuhen 137 institucione, përkatësisht nga puna duhet të largohen rreth 16 mijë administratorë.

    Maqedonia e Veriut, aktualisht, ka 16 ministri dhe katër ministra pa resor.

    OBRM-PDUKM-ja zvogëlimin e të punësuarve në administratën shtetërore synon ta arrijë përmes transferimit të të punësuarve nga sektori publik në atë privat.

    Për t’i joshur punëdhënësit që t’i marrin punonjësit e administratës, në programin e OBRM-PDUKM-së theksohet se ato kompani që do ta bëjnë këtë, do të lirohen nga pagesa e kontributeve.

    “Kjo është një mënyrë e mirë për të hequr qafe mbipunësimin dhe shkarkuar administratën e tejngarkuar me militantë partiakë, gjë që frenon të gjitha reformat e paralajmëruara në këtë sektor. Të kujtojmë se rreth 800 milionë euro në vit shkojnë për sigurimin e 160 mijë pagave për të punësuarit në administratë”, thotë Davitkovski.

    Lidhur me këtë, Arben Halili, ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore thotë për Radion Evropa e Lirë se më së lehti do të transferohet ai kuadër që është i kualifikuar.

    “Sektori privat ka nevojë për fuqi punëtore, e cila do t’i hyjë menjëherë në punë. Shtatë deri 10 mijë vende të lira ka aktualisht në sektorin privat. Kështu që, lirimi nga puna i administratorëve të tepërt nga sektori publik në atë privat duhet të ndodh, por ama paraprakisht duhet të ndërmerret një masë nga ana e Qeverisë për rikualifikimin e kësaj force punëtore në llogari të shtetit, që ky kuadër të jetë i dobishëm për sektorin privat me këtë dhe i pranueshëm”, thotë Halili.

    Në të gjitha raportet e progresit të Komisionit Evropian apostrofohen si vërejtje ngecjet që ka Maqedonia e Veriut sa u përket reformave në administratën shtetërore.

    Në raportin e fundit të Komisionit Evropian krahas uljes së numrit të të punësuarve në administratën publike, apostrofohet dhe nevoja e miratimit të një ligji që do të mundësojë digjitalizimin e administratës.

    Nëpërmjet digjitalizimit krahas shërbimeve më cilësore dhe në një afat të shkurtër kohor, synohet shmangia e ndikimit politik në avancimin e kuadrit në administratë, përfshirë këtu dhe udhëheqësit e sektorëve, me çka synohet të imponohet meritokracia si kriteri bazë mbi të cilin do të ngrihen në detyrë punonjësit në administratë.

    Në pjesë e ligjeve që janë me interes thelbësor për sa i përket realizimit të reformave në administratën shtetërore, që kërkohen nga Komisioni Evropian, nuk arritën të marrin dritën jeshile nga përbërja parlamentare mandati i së cilës kalon këtë muaj.

    Ndër to janë Ligji për zyrtarët administrativë, Ligji për të punësuarit në sektorin publik, si dhe Ligji për shërbimin e lartë drejtues, i cili është kyç për depolitizimin e punës së institucioneve publike.

    Ligjet janë përgatitur me ndihmën e vendeve të BE-së dhe pikërisht për këtë arsye ekspertët në këtë fushë thonë se Maqedonia e Veriut do të marrë “raportin më negativ” nga Bashkimi Evropian për sa i përket reformën në administratën publike.

    Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri appeared first on Telegrafi.

    Lexo edhe:

    1. OBRM-PDUKM: Pendarovski veproi sikur të ishte anëtar i komisionit historik, por nga ana bullgare
    2. Regjim i veçantë trafiku në disa pjesë të Shkupit
    maqedonia
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    24/03/20251 Min Read
    Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri

    Hospitalizohen 11 raste të reja me kollën e keqe, gjithsej 826 të sëmurë në RMV

    28/06/20242 Mins Read
    Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri

    Spasovski: OBRM-PDUKM-ja po bën atë që gjithçka e kishte kritikuar deri më tani

    11/06/20241 Min Read
    Ulja e numrit të të punësuarve në administratë, sfidë për secilën qeveri

    Sela: Në zgjedhjet e ardhshme ose do t’i bashkohemi ndonjërit bllok ose s’marrim pjesë fare

    27/03/20242 Mins Read
    Spasovski për nipin e Ali Ahmetit: Prokuroria do të vendosë se si do të veprojë në këtë rast

    Spasovski për nipin e Ali Ahmetit: Prokuroria do të vendosë se si do të veprojë në këtë rast

    01/01/20242 Mins Read
    Top Posts
    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    16/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare Sport

    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    16/06/20251 Min Read

    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar xhudisten Laura Fazliu, e cila është renditur e treta në…

    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    16/06/2025
    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    16/06/2025
    Katër persona dënohen me burg për racizëm dhe kërcënime ndaj Vinicius Junior

    Katër persona dënohen me burg për racizëm dhe kërcënime ndaj Vinicius Junior

    16/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    16/06/2025
    Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës

    Fuqitë shëruese të mjaltit dhe aloe verës

    16/06/2025
    Gjithçka që duhet të dini mbi vaksinën e re kundër kancerit të gjirit

    Gjithçka që duhet të dini mbi vaksinën e re kundër kancerit të gjirit

    16/06/2025
    Me te lexuara
    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    Osmani uron Laura Fazliun për medaljen e bronztë: Vazhdon ta mbajë flamurin e Kosovës lart në arenat më të mëdha ndërkombëtare

    16/06/2025
    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    Laura Fazliu fiton medalje të bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos

    16/06/2025
    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    DJ-i me famë ndërkombëtare Hugel ndez atmosferën me këngën e Taynës “Si Ai”

    16/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.