minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni - Shqiperia.info

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,19 % në raport me vendimin e datës 25.12.2023.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,839 den/kg.

Nga data 3.1.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

– Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
– Benzinë për motorë EUROSUPER BS– 98 79,50 (denarë/litër)
– Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
– Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU 41,236 (denarë/kilogram).

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,085 %, te nafta ka ulje mesatarisht 2,120 %, te vaji ekstra i lehtë 2,043% te mazuti 1,589 %, me ç’rast në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë përshtatje përkatëse.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i lartë për 0,869%.

 

 

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version