
Analizat e fundit të kryera në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) kanë treguar se uji i pijshëm në Strugë nuk është në nivelin e duhur.
“Kishte një devijim në një nga parametrat, pra parametrin e turbullirës dhe në lidhje me të, sipas rregulloreve, në atë mostër që analizuam, uji nuk ishte në nivelin e duhur”, tha në një konferencë për shtyp drejtoresha e Institutit, Marija Andonovska.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Andonovska theksoi se analizat e mostrave të ujit në Strugë ishin ndër të fundit të kryera nga Instituti këto ditë, dhe rezultatet janë dërguar në institucionet përkatëse dhe për këtë janë informuar Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.





