Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për pije, tregon raporti i fundit javor laboratorik për cilësinë dhe sigurinë e tij.
Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, në njoftimin e sotëm, kujton se me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të qytetit, po ndahet raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, i marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar.
“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 11 deri më 15 gusht mori 222 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 222 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18), sqarohet në kumtesën e ndërmarrjes.
Uji në Shkup është i sigurt për pije appeared first on Telegrafi.