Nën organizimin e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Fetare udhëheqësit fetarë në vend nënshkruan një Deklaratë të përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Siç u tha gjatë takimit, bashkësitë fetare janë ndër aktorët kryesorë në parandalimin dhe shtypjen e ekstremizmit të dhunshëm, pasi prania dhe aktivitetet e tyre me qytetarët që u besojnë atyre, mund të jenë me dobi të madhe në forcimin e bashkësive në tërësi.
“Ne, nënshkruesit e kësaj Deklarate, udhëheqësit fetarë dhe përfaqësuesit e bashkësive të njohura fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të mbledhur në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të udhëhequr nga një ndjenjë përgjegjësie e përbashkët, të vetëdijshëm për rolin tonë në ruajtjen e paqes sociale, pajtohemi me këtë Deklaratë si shprehje të një vendosmërie të përbashkët për të ndërtuar bashkëjetesë dinjitoze dhe rezistencë kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Të vetëdijshëm se Republika e Maqedonisë së Veriut është një shtëpi e përbashkët e popujve, kulturave dhe besimeve të ndryshme, si dhe se bashkëjetesa është një vlerë që duhet të kultivohet dhe mbrohet vazhdimisht”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Bashkësitë Fetare në RMV./Telegrafi/
Udhëheqësit fetarë do të bashkëpunojnë kundër ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoni appeared first on Telegrafi.