minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
U rrëzua nga shtrati – vdes foshnja 7 muajshe pas ndërhyrjes kirurgjike në Strugë, nisin hetimet - Shqiperia.info

Një foshnjë shtatëmuajshe nga Vevçani i Strugës ka ndërruar jetë herët në mëngjes në Spitalin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë “Shën Erazmus” në Ohër, shkruan Alsat.

Foshnja u dërgua në spital nga nëna pasditen e djeshme. Foshnja kishte hematomë në kokë dhe pasi u konstatua gjakderdhja në tru, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, por më pas ndërroi jetë.

Sipas deklaratës së nënës, lëndimet kanë ndodhur pas rënies nga shtrati i improvizuar në shtëpinë e tyre.

Prokuroria thotë se do të bisedohet me familjen për të sqaruar arsyet se si ka ndodhur lëndimi i foshnjës, si dhe për të hetuar nëse stafi mjekësor ka vepruar sipas protokolleve dhe procedurave.

Nga spitali është marrë i gjithë dokumentacioni, është lëshuar urdhër për obduksion të foshnjës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

U rrëzua nga shtrati – vdes foshnja 7 muajshe pas ndërhyrjes kirurgjike në Strugë, nisin hetimet appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version