
Një mashtrues 26-vjeçar nga Maqedonia u paraqit në mënyrë të rreme si mjek dhe mori 270 mijë euro nga tetë familje nga Kroacia, shkruan Dnevnik.hr.
Ai shfrytëzoi frikën më të madhe të një prindi – humbjen e mundshme të një fëmije, shpjegon policia.
“Në anën tjetër të telefonit, një person prezantohet si mjek i cili thotë: ‘Fëmija juaj është në rrezik. Ka ndodhur një tragjedi ose aksident i madh. Nevojiten para për këtë operacion të vështirë’”, tha Marija Goati, zëdhënëse e Departamentit të Policisë së Zagrebit, duke shtuar se prindërit u dëmtuan me më shumë se 270,000 euro.
Në vend të një mjeku, në anën tjetër të telefonit ishte një mashtrues 26-vjeçar, shtetas i Maqedonisë, i cili përfundoi pas hekurave pas një hetimi të shpejtë penal.
Oda e Mjekëve të Familjes së Kroacisë u ka bërë thirrje pacientëve të mos bien pre e mjekëve të rremë që u vijnë në pragun e derës.
U paraqit rrejshëm si mjek, shtetasi i Maqedonisë mori 270 mijë euro në Kroaci appeared first on Telegrafi.