
Mbi 300 çiklistë, sportistë dhe qytetarë morën pjesë në turin me biçikleta “Përgjatë shtegut të orizit” në nder viktimave të rënë tragjikisht në klubin “Puls” i cili u organizua bashkërisht nga familjet e tyre dhe Komuna e Koçanit.
Pjesëmarrësit, ku kishte edhe fëmijë dhe prindër të viktimave kanë lëvizur përgjatë rrugës prej 15 kilometrash në drejtim të fshatrave Gërdovci, Mojanci dhe Gorni Podlog, ndërsa në vendin e tragjedisë u mbajt një minutë heshtje për viktimat.
“Bashkë ngasim biçikleta në nder të fëmijëve tanë të vdekur tragjikisht dhe përkujtojmë se më 4 maj 1903 në betejë vdiq Goce Dellçevi i cili dha jetën e tij që Maqedonia të jetë e lirë. Sot, më 4 maj 2025, Maqedonia është një shtet i robëruar, peng i autoritetit që është i përqendruar në një qendër të pushtetit. Pa kontroll dhe ekuilibër, na solli ditën e pesëdhjetë të dhimbjes, boshllëkut dhe heshtjes. Koçani është në zi, kemi traumë dhe trishtim kolektiv, nuk ka njeri që nuk është prekur nga tragjedia dhe po kërkojmë një mënyrë për të shprehur respektin ndaj atyre që vdiqën tragjikisht”, theksuan prindërit e viktimave në fjalimin e tyre.
Ata thanë se nuk do të heqin dorë nga lufta për të marrë përgjigje për ata që janë përgjegjës për tragjedinë, për hir të drejtësisë për viktimat.
Në organizimin e turit me biçikleta kontribuuan edhe vullnetarë nga Kryqi i Kuq, anëtarë të Njësisë territoriale kundër zjarrit dhe Shoqata vullnetare e zjarrfikësve, si dhe punonjës të Stacionit të policisë dhe Spitalit të përgjithshëm të Koçanit.
Turne me biçikleta në Koçan, në nderim të viktimave që humbën jetën nga zjarri appeared first on Telegrafi.