Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në podkastin “Proveritas” theksoi se krahasuar me vitin e kaluar, vreshtaria shënon rritje të ndjeshme në prodhimin e rrushit për verë dhe tryezës.
“Te dhënat tregojnë përparim të konsiderueshëm krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e kaluar, vjelja e përgjithshme e rrushit maqedonas ishte rreth 85 milionë kilogramë, prej të cilëve 65 milionë kilogramë u blenë nga bujqit individualë. Deri në ditën e sotme, vjelja e rrushit për verë ka kaluar 96 milionë kilogramë,” theksoi ministri.
“Duke pasur parasysh se kemi ende një periudhë blerjeje, në shtatë deri dhjetë ditët e ardhshme do të vazhdojë grumbullimi dhe presim që vjelja të përfundojë me mbi 110 milionë kilogramë rrush për verë,” shpjegoi ministri Tripunovski.
Sipas ministrit, rritja e rendimentit është rezultat i sigurimit në kohë dhe në sasi të mjaftueshme të ujit për ujitje përmes SHA Ekonomia e Ujërave.
“Me një çmim mesatar blerjeje prej 0,30 eurocentë për kilogram për mbi 110 milionë kilogramë rrush për verë, drejtpërdrejt tek vreshtarët maqedonas do të hyjnë rreth 33 milionë euro,” theksoi ai.
Sipas tij, çelësi i suksesit qëndron jo vetëm në rritjen e çmimeve të blerjes, por edhe në rritjen e njëkohshme të sasisë së prodhimit të rrushit.