“Për fat të keq në shëndetësi ka raste të tilla. Momentalisht jemi në fazën e analizës, inspektorati ishte në terren, ndërsa tani komisioni është duke e analizuar raportin të cilët po e shqyrtojnë në aspektin klinik, pastaj edhe obduksioni do të jep detajet”.

“Shëndetësia primare është thelbi i strukturës të sistemit shëndetësor në shtet. Në shëndetësinë primare janë mjekët amë, dhe kjo shëndetësi është në kaos. Për rastin e 7-vjeçares nuk mund të them nëse mjekët e shëndetësisë primare kanë faj. Ende nuk e dijmë ku është faji. Nuk mund të parandalojmë raste të këtilla”, tha ministri Aliu.

– YouTube Prodhim i Telegrafi Maqedoni Bejeni #Subscribe kanalin tonë në YouTube për më shumë video. Detajet: …

Në lidhje me shëndetësinë në vend, ai tha se kjo sferë është në kaos, duke shtuar se ai ka plan për ta përmirësuar.

“Shëndetësia në përgjithësi është në kaos. Kur erdha si ministër kërkova të bëhet metodologjia se si do të menaxhohet ministria. Buxheti i ministrisë në të kaluarën është dhënë me histori, ndërsa kam bërë që nga 2026 buxheti do të krijohet në bazë të nevojave të ministrisë”.

telegrafi.com

“Kemi dy lloj të mjekëve dhe motrave medicinale, ato që japin maksimumin dhe ato që nuk punojnë siç duhet. Kjo ndodh pasi sistemi aktual ua ka mundësuar fleksibilitetin mjekëve dhe personelit mjekësor. Ka mjek që deri në ora 1 punojnë në spitalet publike, pastaj shkojnë në ato private. Mendoj se me digjitalizim do të zgjidhet kjo punë. Me digjitalizim nënkuptojmë sistem i cili do të bëjë matjen e shërbimeve që jepen në shëndetësi. Pra tani ndodh që për një shërbim shteti paguan dy herë”, tha Aliu.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, ai tha se pret që VLEN të jetë fituese në të gjitha komunat.

“Zgjedhjet lokale janë interesante këtë radhë, pasi për herë të parë BDI është opozitë në zgjedhje lokale. Nga ana tjetër ne jemi 15 muaj në qeveri. Ajo që është më interesante në këto zgjedhje, është që BDI flet për gjithçka përpos për rezultate”, tha Aliu.

telegrafi.com

E pyetëm edhe për ish-bashkëpartiakun e tij Arben Taravari, i cili më herët në “PodGo” tha se e ka mbyllur derën për Azir Aliun dhe Arben Fetain.

“Arbeni nuk ka parti, ai është shkri në BDI. Gjithçka që flet Arbeni është e ngjashme me atë që e ka thënë Artani në një kohë, pres që së shpejti të thërret edhe UÇK, UÇK. Unë jam aty ku kam qenë, Arbeni për fat të keq shkoi dhe u bashkua me BDI-në. ASH është më shumë se sa emër dhe shkronja. ASH është transparencë dhe mosabuzim, punë për qytetarët dhe jo plaçkitje të institucioneve”, tha Aliu./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version