“Subvencionet po paguhen rregullisht, si asnjëherë më parë. Këtë e dëshmojnë të gjitha shifrat dhe të dhënat që i kemi ndarë publikisht me të gjitha mediat dhe bujqit. Duhet të theksoj se Qeveria, që në momentin e marrjes së mandatit, trashëgoi një borxh serioz nga pushteti i mëparshëm”, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski në Alsat.

Ai tha se plani i Qeverisë është që bujqësinë ta rikthejë në piedestalin e prioriteteve.

“Janë paguar pothuajse 8 miliardë denarë ndaj bujqve të Maqedonisë nga të gjitha kategoritë bujqësore, në bazë të pagesave direkte, në bazë të masave ndërhyrëse shtesë të ndërmarra, si dhe përmes Programit për Zhvillim Rural”, shpjegoi ministri.

Tripunovski shtoi se nuk janë paguar vetëm subvencionet për vitin 2024, por përfshihen edhe ato të papaguara për vitet 2022 dhe 2023.

“Në këtë moment, ajo që pason për pagesë, në përputhje me afatin e fundit ligjor 30.06, shumë shpejt pas këtij interviste, blegtorët e deleve dhe të lopëve në Republikën e Maqedonisë do t’i marrin subvencionet bazë në llogaritë e tyre bankare”, njoftoi ai.

“Ajo që me të vërtetë e premtuam gjatë fushatës parazgjedhore, së bashku me kryeministrin Mickoski, sot po e realizojmë në vepër”, theksoi ministri Tripunovski.

Tripunovski: Subvencionet po paguhen rregullisht si kurrë më parë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version