
“Enti Shtetëror i Statistikave ditët e fundit publikoi të dhëna që krahasojnë tremujorin e parë të vitit 2024 me tremujorin e parë të vitit 2025. Shifrat tregojnë se kemi një rritje serioze në pjesën e grumbullimit dhe plasmanit të produkteve bujqësore”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski nga komuna e Bosillovës.
“Në sektorin e perimeve rritja është deri në 50% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024. Kjo do të thotë se si Qeveri, si Ministri, jemi duke lëvizur në drejtimin e duhur për të rritur prodhimin dhe hyrjen e valutës në shtet”, sqaroi ministri.
Ministri theksoi se edhe në sektorët e tjerë ka rritje në pjesën e grumbullimit dhe plasmanit të produkteve bujqësore.
“Kjo është një tregues i mirë, një indikator pozitiv se ajo që kemi punuar gjatë 10-11 muajve të fundit si Qeveri e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski, po jep vërtet rezultate pozitive”, theksoi ministri Tripunovski./Telegrafi/
Tripunovski: Sipas të dhënave të ESHS-së kemi rritje serioze në grumbullimin dhe plasmanin e produkteve bujqësore appeared first on Telegrafi.