Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski vlerëson se ka një zhvendosje serioze në drejtim pozitiv në sektorin e bujqësisë.
Në një intervistë për lajmet e televizionit Kanal 5, Tripunovski tha se ka rritje të shitblerjes së produkteve bujqësore, ndërsa rritje është vërejtur edhe në sektorin e eksportit.
“Në pjesën e grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore, nëse krahasojmë tremujorët e parë të viteve 2024 dhe 2025, kemi rritje të konsiderueshme në drithëra – atje rritja është 42 për qind. Në sektorin e perimeve, në krahasim me vitin 2024 dhe 2025, rritja është 50 për qind. Ndërsa në sektorin e pemëtarisë dhe vreshtarisë kemi rritje prej 12 për qind. Në blegtorinë kemi rritje prej 13 për qind, në qumësht rritja është 9 për qind, ndërsa në shpendët dhe vezët kemi rritje prej 63 për qind”, sqaroi ai.
Ai shton se të dhënat e eksportit tregojnë se në tremujorin e parë ka pasur një rritje prej pesë për qind dhe nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes, atëherë viti mund të mbyllet me 40 deri në 50 milionë euro plus hyrje devizore sa i përket eksportit të produkteve bujqësore.
“Nëse kjo krahasohet me shumën, atëherë në tremujorin e parë të vitit 2024 eksportet kanë qenë 152 milionë euro, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025 kanë qenë 163 milionë euro. Nëse vazhdohet me këtë trend të rritjes, atëherë deri në fund të vitit mund të përfundojmë me 40-50 milionë euro plus hyrje devizore në raport me eksportin e produkteve bujqësore”, thotë Tripunovski.
Ministri shtoi se të dhënat dëshmojnë se në 11 muajt e fundit janë ndërmarrë hapa dhe masa konkrete që po japin rezultat
Tripunovski: Sektori i bujqësisë ka një zhvendosje serioze pozitive appeared first on Telegrafi.