Prej fillimit të vitit, përfundimisht me ditën e djeshme, janë blerë rreth 35 milionë kilogramë lakër. Blerja po zhvillohet pa pengesa, deklaroi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski gjatë vizitës në rajonin e Strumicës.
“Nëse flasim për lakrën e re pranverore nga kjo rekoltë, nga fundi i shkurtit deri në ditën e djeshme janë blerë rreth 30.000 tonë. Blerja zhvillohet pa pengesa dhe në pajtim me dinamikën e paraparë dhe rrjedhën e vjeljes”, tha Tripunovski.
Çmimi blerës, siç deklaroi, është i kënaqshëm për bujqit, ndërsa Inspektorati do të vazhdojë ta ndjekë me kujdes tërë procesin me qëllim të blerjes së papengueshme.

