Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunonvski hodhi poshtë akuzat për shkurtim të subvencioneve për 40 milionë euro.

Ai tha se opozita manipulon me këtë temë për të përfituar pikë politike.

“Risi në Programin për vitin 2026 është shpërndarja e qartë e mjeteve. Prioritet do të kenë bujqit e vërtetë, ata që jetojnë nga bujqësia. Në vitet e kaluara janë evidentuar të ashtuquajturit ‘gjuetarë të subvencioneve’, të cilët nuk punojnë tokë bujqësore, por aplikojnë për mbështetje financiare”, tha Tripunovski.

Kujtojmë se sot partia opozitare LSDM tha se Ministria e Bujqësisë ka shkurtuar pë40 milionë euro subvencionet e bujqve, duke dëshmuar sipas tyre se kjo qeveri nuk i ka në prioritet kultivuesit e kulturave bujqësore në vend.

Share.
Exit mobile version