8 teknologjitë laserike më moderne në Center of Perfection
Departamenti “Center of Perfection” në “Acibadem Sistina” është i pajisur me teknologjinë më moderne mjekësore dhe përfaqëson një qendër të kompletuar për realizimin e të gjitha procedurave dermatologjike dhe estetike. Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve, përveç aparaturave ekzistuese, Departamenti i Dermatovenerologjisë dhe Dermatologjisë Estetike tani ofron edhe trajtime të reja me katër sisteme të reja të avancuara laserike: Optimas by InMode, Elite, Q-switched Nd:YAG Laser dhe Alexandrite.
“Optimas by InMode është platforma më moderne për trajtime estetike joinvazive. Kjo platformë multifunksionale kombinon dy nga teknologjitë më të avancuara – sistemin laserik IPL dhe metodologjinë me radiofrekuencë Morpheus. Me këto sisteme të avancuara trajtohen ndryshime vaskulare, pigmentime të lëkurës, bëhet ripërtëritja e lekurës me teknikën microneedling si dhe rimodelimi i trupit. Trajtimet për ripërtëritje, që sot janë hit absolut në të gjithë botën, tani realizohen edhe në qendrën tonë,” thekson Prof. Dr. Andrej Petrov, specialist në dermatovenerologji.
Pjesë e gjeneratës së re të teknologjisë laserike janë edhe aparatet Q-switched Nd:YAG dhe Elite, të cilët, siç thekson Dr. Petrov, mundësojnë trajtime me cilësi të lartë dhe rezultate të shkëlqyera në një gamë të gjerë gjendjesh dermatologjike dhe estetike. Këto teknologji ofrojnë zgjidhje të sigurta dhe efikase, të përshtatura sipas nevojave individuale të çdo
“Q-switched Nd:YAG Laser është një pajisje shumë e fuqishme që funksionon me dy gjatësi vale dhe përdoret për heqjen e tatuazheve, pigmentimeve të thella, njollave të shkaktuara nga dielli, shenjave të lindura, si dhe për trajtimin e disa ndryshimeve vaskulare. Sistemi i ri laserik Elite ka dëshmuar efikasitet të lartë në heqjen e qimeve të padëshiruara. Me këtë laser arrijmë rezultate të shkëlqyera për pacientët tanë në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe me saktësi të lartë. Varësisht nga indikacionet mjekësore, sistemi Elite përdoret edhe për trajtime të tjera dermatologjike,” – thekson Dr. Petrov.
Dr. Petrov thekson se çdo pacient që mendon për trajtim laserik, duhet fillimisht t’i nënshtrohet një vlerësimi profesional mjekësor. Vetëm një dermatolog me përvojë mund të vendosë diagnozën e saktë dhe të rekomandojë terapinë e duhur, duke garantuar siguri maksimale, efikasitet të lartë dhe qasje të personalizuar për çdo pacient.
“Duhet të theksohet se indikacionet për trajtimet me laser nuk i përcakton vetë pacienti. Nëse dikush ka një ndryshim në lëkurë që e shqetëson apo dëshiron një korrigjim estetik, hapi i parë është ekzaminimi profesional. Së bashku me pacientin, në bazë të diagnozës, vendosim nëse problemi mund të trajtohet me teknologji laserike apo kërkon një metodë tjetër terapeutike. Përparësitë e trajtimeve me laser janë të shumta – procedurat janë të shpejta, minimalisht invazive dhe nuk kërkojnë qëndrim spitalor. Nuk lënë shenja apo gjurmë të ndërhyrjes, ndërsa rezultatet janë të dukshme në një kohë të shkurtër. Kirurgjia me laser është kirurgji pa bisturi dhe pikërisht këtu qëndron përparësia e saj ndaj metodave klasike të kirurgjisë dermatologjike,” thekson Dr. Petrov.
Zbatimi i procedurave dermatologjike dhe estetike duhet t’u besohet vetëm specialistëve të dermatologjisë me edukim profesional dhe përvojë të dëshmuar në këtë fushë.
“Zbatimi i këtyre trajtimeve nga profesionistë të trajnuar është thelbësor për të siguruar jo vetëm efikasitet, por edhe siguri maksimale për pacientët. Gjithashtu, rekomandohet përdorimi i pajisjeve laserike moderne, të sigurta dhe të testuara klinikisht, të cilat plotësojnë standardet më të larta në praktikën mjekësore dhe estetike. Vetëm me një qasje të tillë mund të garantohet kujdes cilësor dhe trajtim i saktë, me rrezik minimal për efekte të padëshiruara,” thekson Dr. Petrov.
Qendra e Laserit në Spitalin Klinik „Acibadem Sistina” funksionon prej më shumë se 12 vitesh dhe disponon një ekip profesionistësh të specializuar në dermatovenerologji, të trajnuar në qendra botërore me renome për punë me teknologji laserike. Me implementimin e aparaturave të avancuara, kjo qendër është bërë pioniere në kryerjen e trajtimeve joinvazive dhe jokirurgjikale për fytyrën dhe trupin. Prof. Dr. Andrej Petrov thekson se falë pajisjeve të reja dhe ekipit me përvojë, ofrohet trajtim i plotë për të gjitha gjendjet dermatologjike dhe estetike.
Trendet botërore në dermatologjinë estetike në “Acibadem Sistina” appeared first on Telegrafi.