Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Slobodan Trendafilov, sot e braktisi mbledhjen e Këshillit Ekonomik-Social, në të cilën në rend dite ishte paga minimale. Ai akuzoi se pushteti po përpiqet “nga dera e pasme” të përcaktojë harmonizimin e pagës minimale për rreth 1.600 denarë.

“Është për të ardhur keq që Qeveria, punëdhënësit dhe sindikatat e tjera janë në të njëjtin qëndrim, e ai është që paga minimale vetëm të harmonizohet sipas ligjit dhe të mos rritet”, tha Trëndafilov.

Ai paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë në mesin e marsit. “Fatkeqësisht, beteja vazhdon sërish në rrugë në mesin e marsit”, deklaroi Trëndafilov.

Rritet paga minimale për 1.667 denarë në përputhje me harmonizimin ligjor, arrin në 26.046 denarë

Kryeministri, Hristijan Mickoski, më herët informoi se në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik-Social në rend dite ishte Informacioni për lartësinë e pagës minimale.

“Sot në rend dite është informacioni për lartësinë e pagës minimale, e cila do të jetë në vitin 2026 sipas ligjit. Pres që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë ta miratojmë këtë dhe më pas, sipas lartësisë së pagës minimale, nga prilli për muajin mars të fillojë pagesa”, theksoi Mickoski, duke shtuar se pret që dialogu bipartit mes punëdhënësve dhe punëtorëve të vazhdojë dhe të intensifikohet në të ardhmen.

Share.
Exit mobile version