minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Trendafilov: Nesër gjithë rrugët çojnë në Shkup, protesta për rritjen e pagave të punëtorëve - Shqiperia.info

Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, u bëri thirrje të gjithë punëtorëve në një konferencë për shtyp sot që të vijnë nesër në Shkup dhe të luftojnë për një pagë minimale prej 600 eurosh dhe një rritje të pagave të të gjithë punëtorëve me 6,000 denarë.

“Ne jetojmë si punëtorë të varfër me shefa të pasur dhe akoma më shumë mashtrues në Qeveri. Ju bëjmë thirrje të mbështesni familjet tuaja, fëmijët dhe nipërit tuaj, të dilni në rrugë dhe t’u tregoni atyre se doni që paga juaj të rritet”, tha Trendafilov.

Nesër për shkak të protestave të LSM-së në Shkup do të mbyllen disa rrugë. MPB ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë urdhrat policore./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version