
Mëngjesin e sotëm në orën 04:15 në autostradën “Miqësia”, në drejtim nga Shkupi për në Kumanovë, zyrtarët e policisë arrestuan N.S. (40) nga Kumanova.
“Gjatë kryerjes së një patrullimi, oficerët e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh “Fiat Bravo” me targa të Kumanovës, të cilin e drejtonte N.S, dhe pas kontrollit të automjetit, u përcaktua se ai po transportonte 4 migrantë, dy nga Nepali dhe nga një nga India dhe Pakistani”.
“N.S. u ndalua në një stacion policor, ndërsa migrantët u transferuan në Qendrën e Tranzitit Tabanovcë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet një raport përkatës”, thonë nga MPB.




