minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Transporti publik në Shkup, arrihet marrëveshje mes transportuesve privat dhe NQP-së - Shqiperia.info

Arrihet marrëveshje mes transportuesve të linjave private dhe NQP-së për pagesën e borxhit që ndërmarrja ka ndaj tyre.

Pas marrëveshjes transportuesit privat kanë rënë dakord që autobusët e linjave private të kthehen në rrugë në shërbim të qytetarëve të Shkupit ndërsa për çështjen e rritjes së çmimit për kilometër do të duhet që këshilli i qytetit të Shkupit të vendosë në mbledhjen e radhës. Sipas transportuesve privatë, NQP-ja iu ka borxh prej rreth 2 milionë eurove.

“Është arritur marrëveshje me Ndërmarrjen e qarkullimit publik dhe na janë lëshuar 80% e borxhit që na e patën. Disa nga kolegët veç më janë në linjat e qytetit të Shkupit. Dy paketat, pakëti në dhe tre të cilët në mëngjes qarkulluan vetëm nga një raund tani po aktivizohen që të fillojnë të vozisin dhe t’i shërbejmë qytetarët e qytetit të Shkupit”.

“Për problemin e dytë me çmimin për kilometër tani po bëhen marrëveshje se çfarë do të mund të arrihet dhe presim që në mbledhjen e parë të këshillit të Qytetit të Shkupit të vendoset në pikë rendi dhe të vendoset për kërkesat tona”, tha Oliver Petrushevski, transportues privat./Alsat/

Transporti publik në Shkup, arrihet marrëveshje mes transportuesve privat dhe NQP-së appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version