minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Trajkovski: Inspektorati Shtetëror i Tregut mbyll dy markete - Shqiperia.info

Inspektorati i Tregut ka nxjerrë dy vendime për mbylljen e tregjeve, njofton drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski në profilin e tij në Facebook dhe paralajmëron se do të ketë kontrolle të shtuara te shitësit me pakicë dhe shumicë.

“Shpreh mirënjohjen time për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar të ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj te shitësit me shumicë (furnizuesit) që të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Trajkovski.

Në njoftimin e tij, drejtori i ISHT-së thotë se askush nuk duhet të shkelë ligjet dhe të manipulojë konsumatorët.

Ndryshe, këto kontrolle vijnë pasi nga 1 marsi nuk vlen ligji për çmime të ngrira për produktet bazë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar se do të ketë kontrolle të përforcuara nëse tregtarët i rrisin çmimet./Telegrafi/

Trajkovski: Inspektorati Shtetëror i Tregut mbyll dy markete appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version