Gjithsej 11 pacientë të lënduar në zjarrin në Koçan po trajtohen jashtë vendit.
Prej tyre, tre janë në Greqi dhe janë në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme, katër pacientë në Serbi janë gjithashtu në gjendje të mirë, një në Austri është i qëndrueshëm dhe i vendosur në një repart, një në Slloveni tashmë po ndjek rehabilitim, dhe dy pacientë në Turqi janë transferuar në një repart, të cilët marrin rregullisht fasha, njoftoi sot zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski.
Siç informoi ai në një takim me gazetarët, në periudhën e kaluar, një ekip ekspertësh nga Mbretëria e Bashkuar zhvilloi trajnime intensive për 45 punonjës shëndetësorë mbi rehabilitimin fizik dhe psikologjik të pacientëve.
“Trajnimet u zhvilluan në pesë institucione shëndetësore publike, në Klinikën për Kirurgji Plastike, Mjekësi Fizike në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe në spitalet në Shtip dhe Koçan. Me rekomandimin e ekspertëve anglezë, rehabilitimi do të zhvillohet në Koçani në mënyrë që të lënduarit të jenë më afër shtëpive të tyre”, theksoi Andovski.
Tragjedia në Koçan, edhe 11 të lënduar ndodhen për shërim jashtë vendit appeared first on Telegrafi.