Çfarë fitojmë kur tradita bashkohet me bashkëkohoren, ndërsa teknologjia bëhet një mjet përmes të cilit artistët tregojnë vizionin e tyre për kulturën? Fitojmë një mënyrë të re shprehjeje – moderne, vizuale dhe të frymëzuar nga rrënjët. Një simbol, një ngjyrë, është mjaftueshëm e fuqishme për të na kthyer në kujtesën kolektive, dhe njëkohësisht të duket e freskët, moderne dhe afër stilit personal të secilit.
Në skenën artistike maqedonase gjithnjë e më shpesh shohim krijime që ndërthurin me mjeshtëri motivet tradicionale me ato moderne. Pikërisht krijime të tilla patëm rastin t’i shohim në platformën e re kreative Curious X nga IQOS, e cila hap hapësirë për dialog mes artit, dizajnit, muzikës dhe shprehjes individuale.
Curious X është një platformë që e ridefinon tradicionalen dhe e shndërron në moderne, ashtu siç IQOS i ridefinon ritualet tuaja.
Me këtë ide, platforma njoftoi një varg transformimesh në tre fusha të ndryshme – dizajn, muzikë dhe art. Përmes kësaj platforme u shpall zyrtarisht bashkëpunimi me tre artistë të njohur maqedonas nga këto tri fusha.
Në prezantimin zyrtar të platformës Curious X, i cili u mbajt më 1 maj në Casa Bar në Shkup, adhuruesit e dizajnit patën mundësinë të njihen nga afër me artistin e shquar që qëndron pas brendit Dreadpen. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Dreadpen krijoi dy zgjidhje unike dizajni, të frymëzuara nga historia kulturore maqedonase dhe të reinterpretuara përmes një gjuhe vizuale bashkëkohore.
Ajo që e bën këtë eksperiencë të veçantë është fakti se ju që po e lexoni këtë, keni ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e dizajnit që do të jetë pjesë e koleksionit final IQOS Curious X.
Votimi është i hapur dhe vazhdon online, ku çdo përdorues i IQOS-it apo duhanpirës i rritur i interesuar për botën e IQOS-it mund ta japë votën për dizajnin e preferuar. Ju jeni ata që vendosni cili dizajn do ta përfaqësojë tregimin kulturor maqedonas në koleksionin e kufizuar të IQOS-it.
- Lë kontaktin tënd që të jesh në hap me të gjitha surprizat curious
- Zgjedh dizajnin që të frymëzon më shumë në faqen zyrtare të Curious X
- Pranon një mesazh SMS ose Viber me një link drejt IQOS CLUB, ku të pret një shpërblim
E rëndësishme: vetëm ata që do ta lënë numrin e tyre do ta kenë mundësinë të fitojnë shpërblim special IQOS Curious X.
Platforma është e hapur edhe për të gjithë ata që janë në fillim të njohjes ose sapo janë duke u njohur me pajisjet IQOS – duhanpirësit e rritur të interesuar mund të marrin pjesë në votim, të lënë kontaktin e tyre dhe të ndjekin udhëtimin Curious X përmes komunikimeve të ardhshme.
Bashkëpunimi me Dreadpen është vetëm fillimi i një cikli të jashtëzakonshëm bashkëpunimesh gjatë gjithë vitit, të frymëzuara nga motivet tradicionale maqedonase, të cilave do t’u jepet një kthesë moderne.
Bashkëpunimi i parë e vendos dizajnin në qendër të vëmendjes, dhe pikërisht zëri juaj përcakton dizajnin e koleksionit të kufizuar. Krijuar nga artisti Dreadpen, kjo seri unike lë një gjurmë të qëndrueshme që e feston kulturën maqedonase në një mënyrë moderne.
A e zgjuam kureshtjen tuaj?
Voto për dizajnin tënd të preferuar në Curious X dhe zbulo çfarë vjen më pas. Dizajni është fluid dhe ndryshon vazhdimisht me trendet – pyetja është: a jeni edhe ju pjesë e ndryshimit?
Promo artikull: mk.iqos.com
Tradicionalja merr një kthesë moderne, ndërsa ti mund të jesh pjesë e këtij tregimi appeared first on Telegrafi.