
Është e nevojshme të blihet një aeroplan i ri shtetëror që do të përdoret për nevoja zyrtare dhe shtetërore, tha sot drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski.
Ai thotë se nëse vendi dëshiron një imazh serioz në nivel ndërkombëtar, duhet të ketë pajisje dhe mjete transporti të përshtatshme.
“Po shqyrtohen mundësitë për blerjen dhe financimin e një aeroplani me kapacitet më të madh, pra blerjen e një aeroplani me të paktën 14 vende, si dhe të ketë mundësi për transport mjekësor kur është e nevojshme.
Shteti, nëse duam të jetë serioz, duhet të ketë një imazh serioz, automjete serioze dhe një aeroplan serioz”, tha Tomovski.
Ai shtoi se avioni që kemi është i vjetër, prishet shpesh dhe ka një kapacitet të vogël. Ka vetëm 6 vende, gjë që nuk është e përshtatshme për transportin e një delegacioni të madh shtetëror./Telegrafi/





