Zjarri afër Vardarishtes është vënë nën kontroll dhe aktualisht po shuhet. Në terren ndodhen 25 zjarrëfikës me tetë automjete zjarrëfikëse, deklaroi për AIM-n komandanti i Brigadës Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit (NJTZ) Zvonko Tomevski.

Tomevski sqaroi se si masë parandaluese kanë qenë të detyruar të shkyçin dy largëpërçues, një të EVN-së dhe një të MEPSO-s, për shkak se po punohet në afërsi të tyre.

“Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale”, deklaroi Tomevski.

Zjarrfikësit e Shkupit sot, rreth orës 12:00, në qarkun e ish-deponisë Vardarishtë, në një sipërfaqe më të madhe të papërcaktuar po shuajnë zjarrin e barit të thatë dhe materialeve të mbeturinave.

Pas zjarrit, pa furnizim me energji elektrike janë 47.000 konsumatorë në Shkup, si masë parandaluese janë shkyçur nënstacionet “Shkup 4 – Aerodrom” dhe “Shkup 4 – Lindje”.

Tomevski: Zjarri në Vardarishte është vënë nën kontrollë dhe po shuhet appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version