minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Temperaturat e ulëta nuk kanë shkaktuar dëme në bujqësi - Shqiperia.info

Moti i ftohtë i javës së kaluar me temperatura nën zero nuk ka shkaktuar dëme në të mbjellat. Sipas agrometeorologëve, temperaturat kanë qenë normale për këtë periudhë të vitit, por edhe brenda kufijve të qëndrueshmërisë së kulturave që janë në fazën e dimërimit.

Agrometeorologët besojnë se është e mundur të fillohet me krasitjen e hardhive.

“Çdo varietet hardhie ka kushte specifike të rritjes dhe nëse kushtet e tokës e lejojnë, fermerët mund të fillojnë krasitjen. Krasitja është një masë shumë e rëndësishme agroteknike dhe paraqet hapin më të rëndësishëm në kultivimin e vreshtit. Është një operacion i gjerë dhe kërkon kohë për të përfunduar në kohë”, thonë agrometeorologët nga DPHM.

DPHM njoftoi se periudha e motit stabil dhe të thatë vazhdon me rritje të temperaturave që do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat e ulëta nuk kanë shkaktuar dëme në bujqësi appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version