Shmangja e qëndrimit në diell prej orës 11 deri në orën 17, veshja e rrobave të lehta, të gjera në ngjyra të hapura, kapelë dhe syze për diell, si dhe qëndrim në hapësira me ajër të kondicionuar kur ka mundësi, janë vetëm disa nga rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) pas paralajmërimeve për rritjen e temperaturave në vend.

Rekomandimet kanë të bëjnë për të gjithë qytetarët, veçanërisht të kategorive më të ndjeshme – persona të moshuar mbi 60 vjet, fëmijë, gra shtatzëna, të sëmurë kronikë, persona me peshë të tepërt, ata me çrregullime mendore dhe qytetarë të cilët janë të nënshtruar në terapi specifike.

ISHP paralajmëron se rreziku nga komplikimet shëndetësore është më i madh te ata që punojnë ose qëndrojnë në vende të hapura gjatë pjesëve më të nxehta të ditës.

“Nëse duhet të jeni jashtë, pushoni shpesh në hije dhe shmangni ekspozimin direkt në diell, pini mjaftueshëm lëngje – mbi të gjitha ujë – dhe mos prisni derisa të ndjeni etje, mos i lini kurrë njerëzit ose kafshët në automjete të parkuara, as për një kohë të shkurtër, bëni dush me ujë të vakët ose vendosni kompresa të ftohta në trup, personat me sëmundje kronike duhet t’i ndjekin me përpikëri rekomandimet dhe ta marrin terapinë rregullisht, pasi të konsultohen me mjekun e tyre amë”, rekomandon Instituti.

Paralajmëron edhe se nëse ndonjë person tregon shenja të goditjes nga i nxehti – lëkurë të nxehtë dhe të thatë, sëmundje në stomak ose humbje të vetëdijes, menjëherë duhet të thirret ndihma urgjente mjekësore në numrat 194 ose 112

Temperaturat e larta, ISHP apelon: Mos qëndroni në diell deri në ora 17, pini më shumë ujë dhe vishuni lehtë appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version